Kryebashkiaku i Finiqit kishte kërkuar rikonstruksionin, shembet ura e kanalit ujitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 10:08
Shirat e shumtë kanë shkatërruar gjatë natës urën e kanalit ujitës “Thoma Filipeu” në Livinë, Bashkia Finiq.
Kanali ujitës është ndërtuar gjatë viteve të komunizmit dhe shërbente për vaditjen e gjithë fushave të Vurgut.
Më herët gjatë një takimi me ish-ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, kryetari i Bashkisë Finiq kishte kërkuar rikonstruksionin e kësaj vepre ujitëse.