Prokurorët votojnë dy anëtarët për KLP-në në 28 janar, ja emrat e 5 kandidatëve

Prokurorët e  të gjithë Shqipërisë do të mblidhen me 28 janar për zgjedhjen e 2 anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në garë për dy vendet vakante janë 5 kandidatura, përkatësisht:

-Abert Kuliçaj

-Eloida Goxhi

-Elona Alvora

-Moisi Duda

-Zeqir Hoda

"Bazuar në nenin 109, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u bë verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore pas mbylljes së afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorisë" thuhet në njoftim.

Kandidaturat e mësipërme do të votohen nga prokurorët me 28 janar.