PS "lan duart" me përgjimet, Balla: Ata që përmenden i keni në Presidencë dhe miq të Lulzim Bashës
Partia Socialiste ka larë duart me përgjimet e Antimafias në Itali. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Taulant Balla, në prononcimin e parë pas publikimit të përgjimeve nga Ora News e hodhi topin nga kampi opozitar, duke deklaruar se eurodeputeti italian që del në përgjime është mik i Lulzim Bashës.
Bëhet fjalë për europarlamentarin Lorenzo Cesa, i cili në përgjimet e Antimafias të zbardhura nga Ora News, ka dalë në skenë si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali.
Balla: Jam kryetar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe mund t'ju them me bindje të plotë eurodeputeti që përmendet është një mik i vjetër i Lulzim Bashës. Pyeteni Lulzimin e ka pasur dhe në zyrë, e ka takuar në Bruksel dhe Romë, pyeteni se ju sqaron.
I pyetur për 20% e bashkisë Tiranë që merr për ndërtimet sipas përgjimeve, edhe përë këtë Balla tha pyeteni Bashën.
Ndërsa SPAK ka njoftuar se do të vihet në kontakt me autoritetet italiane për çështjen, Balla inkurajoi hetime të thella dhe të plota.
Balla: Të bëhen hetime të thella dhe të plota. Ata që janë përmendur realisht me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikimet përkatëse dhe duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj.
LEXO EDHE