Qiriu i vë zjarrin shtëpisë në Fier, digjen orenditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 10:49
Një qiri i ndezur rrezikoi djegien e një banesë në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm në lagjen "8 Shkurti".
Banesa në katin e parë të një pallati në pronësi të shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç është përfshirë nga flakët.
Gjithçka ka nisur nga një qeri i ndezur, nga i cili fillimisht ka marrë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.