Berisha publikon foton me Biden: Suksese mikut të madh të shqiptarëve

Një ditë pasi Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook-un e tij një foto gjatë një takimi me kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë.

Berisha këmbëngul sërish se Biden është një mik i madh i kombit shqiptar, ndërsa i uron suksese në detyrën e re.

“Edhe një herë nje urim të përzemërt dhe suksese të mëdha mikut të madh të kombit shqiptar, presidentit të 46-të të SHBA, Joe Biden!”, shkruan mbi foton e publikuar ish kryeministri Berisha.

Foto e publikuar në Facebook-un e Berishës

Lexo edhe:

Fjalimi i parë si president, Biden: Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë

Biden pro-shqiptar? Kim Mehmeti: Shqiptarët euforik, nëse Kosova nuk bëhet shtet, nuk ka çfarë i bën as administrata e tij

/a.r,OraNews