Përkujtohet në Gjirokastër 10-vjetori i vrasjes së Ziver Veizit, Këshilli i Qarkut propozon shpalljen e tij "hero"
“Është më e pakta që mund të bëjnë por gjithsesi e marrim si një vlerësim të çmuar”
Ky ishte reagimi i familjarëve të Ziver Veizit, pasi 4 viktimat e 21 Janarit, u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga qeveria e socialistëve që i thirri në protestë para kryeministrisë ku në atë kohë drejtonte Sali Berisha.
10 vite nga ajo ditë ata ende kërkojnë drejtësinë sipas tyre ende të munguar për familjarët e vrarë.
Shpresa thonë se vdes e fundit, edhe pas kërkesës së Policisë së Tiranës një ditë para përvjetorit për rihapjen e hetimit.
Familjarë dhe drejtues vendorë, përfaqësues të partisë Socialistë mbajtën një ceremoni përkujtimore në fshatin e lindjes së Ziver Veizit në Gjirokastër
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal, kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe nënkryetari i bashkisë Gjirokasët Ylli Muho.
Ndërkohë, sipas asaj që mëson Ora News, Këshilli i Qarkut ka propozuar shpalljen e tij "hero".
Ndërkohë, një ditë më parë Policia e Tiranës kërkoi hapjen e dosjes për këtë çështje.
Përmes një kërkese ajo i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e “21 Janarit”.
Burimet kanë bërë të ditur se forcat e rendit kanë kërkuar riekspertizën e vrasjes së protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Dedjës por dhe të plagosjes së gazetarit Fatos Mahmutaj.
Në vitin 2013 për ngjarjen u vendos dënimi me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo.
Lexo edhe:
“21 janari” drejt rihapjes? Policia e Tiranës kërkesë Prokurorisë