Pendohet "i penduari" i Grabitjes në Rinas, Alkond Bengasi
Alkond Bengasi, dëshmitari kyç dhe personi që dha informacione të vlefshme për megagrabitjen në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë.
Sipas gazetares së Ora News, Keti Banushi, në seancën e sotme në gjykatë i pandehuri u pyet nga prokurorët nëse do i qëndronte marrëveshjes, por ai ka pohuar se heq dorë prej dhe se do të jetë i pandehur si të akuzuarit e tjerë.
Më 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit u grabitën 4.6 milionë euro nga grupi i Admir Muratajt, i cili u vra disa minuta pas ngjarjes gatë përplasjes me armë me policinë.
Të pandehur për çështjen janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, Talo Çela, që është në kërkim. I arrestuar ishte edhe Ragip Hajdini ose i njohur me pseudonimin ‘Daja’ nga Kosova, por ai ndërroi jetë pak kohë më parë në spital.
AKUZAT
Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”.
Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”.
Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”.
Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Saimir Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
/a.r,OraNews