Vlorë: Plagos me thikë vëllanë në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2021, 13:50
Një 38 vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë vëllain e tij për motive të dobëta.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasi B. T akuzohet për ''plagosje me dashje'' ndaj vëllait të tij F. T., 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
"Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën" njofton policia
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme