Skafisti 26-vjeçar mbetet në qeli, Emiljano Likaj tentoi të trafikojë 55 klandestinë drejt Italisë
Mbetet në qeli skafisti 26-vjeçar që tentoi të trafikojë me gomone drejt Italisë 55 klandestinë mbrëmjen e 8 Janarit, duke rrezikuar të prodhojë një tragjedi, pasi mjeti mjeti i bllokuar tre orë në det. Emiljano Likaj, dyshohet se është pjesë e një rrjeti trafikimi, për të cilin më herët ishin arrestuar dy personat që strehonin klandestinët në Tiranë e Vlorë.
Gjykata e Vlorës vendosi të mbajë në qeli me masën e sigurisë "arrest me burg" 26-vjeçarin, Emiljano Likaj, i dyshuar si skafisti që do të transportonte drejt Italisë rreth 55 klandestinë me gomone drejt Italisë mbrëmjen e 8 Janarit.
Ai u vu në pranga 12 ditë pas tentativës së trafikut që rrezikoi të prodhojë një tragjedi, pasi gomonia mbeti në det të hapur për rreth 3 orë.
26-vjeçari Likaj, por dhe të paktën dy persona të tjerë, që sipas burimeve ishin në rolin e skafistit, arritën t’i shpëtojnë arrestimit gjatë operacionit të shpëtimit të ndërmarrë nga Roja Bregdetare.
Mënyra se si ata arritën të dalin në breg mbetet e paqartë dhe ka ngjallur dyshime se skafistët mund të edhe të jetë ndihmuar nga persona brenda operacionit.
Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.
Deri më tani, policia ka zbuluar të paktën dy baza të strehimit të emigrantëve, një hotel në Tiranë dhe një shtëpi në fshatin Trevllazër në Vlorë.
Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31-vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.


Lexo edhe:
Trafikimi i 50 emigrantëve sirianë, arrestohet skafisti 26 vjeçar
/a.r,OraNews