Aksidente në Lushnje, Elbasan dhe Vlorë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një viktimë dhe të paktën tre viktima është bilanci i tre aksidenteve automobilistike të shënuara këtë të enjte.

Një 62- vjeçar humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një makinë në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Ndëkrohë tre persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Siç tregojnë pamjet në video, goditja ka qenë qenë e fortë e për pasojë mjetet dolën jashtë rruge.

"Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai" është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip "Hyundai", dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Tre automjete ndërkohë u përfshinë në një aksident në Vlorë, ku pati vetëm dëme materiale.