Gjenerata post pandemike do quhet "C'', asgjë nuk do jetë si më parë
"Pandemia asgjë nuk do jetë si më parë" ky është libri i botuar disa ditë më pare i sociologut të njohur shqiptar Gëzim Tushi.
Duke trajtuar tronditjen nga pandemia e Covid 19, dhe duke e cilësuar si tronditjen më të madhe sizmike në aspektin social dhe psikologjik Gëzim Tushi i ftuar në emisionin "Ditë e re" në RTV Ora ka folur rreth ndikimeve të kësaj pandemie në shoqërinë shqiptare.
Si lindi nevoja për ta shkruar këtë libër dhe pse?
Gezim Tushi: Natyrisht pandemia u kthye në një objekt debati të madh planetar një virus i vogël mikroskopik u kthye në një objekt të madh medikal -mjekësor por edhe një objekt debati psikologjik.
Njerëzit publik të shquar të dijës në fusha të ndryshme ishin të detyruar që secili me pushtetin e vet të merreshin me patologjinë e kësaj edhe në aspektin mjekësor me këtë virus dinak, të pabesë, mjekësia u ndodh në situata empirike por jo të "aftë" për ta kapur prej brirësh këtë virus prej një viti dhe tani duket sikur diçka po qartësohet.
Aspekti më i madh ishte se pandemia u kthye në tronditje të lartë sizmike social psikologjike solli frikëra, ankthe, pasiguri, humbje jetë një objekt i frikshëm i paidentifikuar si Covid 19 ngjalli frikë, njerëzit u çoroditën, pati vetëvrasje në Shqipëri por edhe në botë. Objekti i librit ka krejtësisht reflektimet shqiptare ato që preku në shoqërinë,familjen dhe shtëpinë shqiptare, sistemin shëndetësor, shkollën punën, nga modeli klasik u bë metoda hibride edhe në punë edhe në shtëpinë preku vdekjen zakonet ,traditat janë objekte që i kam trajtuar në libër.
Tushi tha se e ardhmja do të ketë një emër si disa periudha të ndryshme të caktuara vite më parë në Shqipëri.
Gezim Tushi: Dikur shoqëria në Shqipëri ka patur një emër të caktuar shoqëria tradicionale pastaj moderne, në vitet 68-70 ndryshimi në moralin shoqëror ndryshimet nga shoqëria post moderne erdhi deri tek momenti që u shfaq pandemia.
Shoqëria post pandemike do në ketë emrin do të kemi dhe një gjeneratë e cila do të quhet gjenarata "C", e koronavirusit do të kemi ndryshime të ngadalta, pandemia është një pikë kthese e rëndësishme që do sjellë ndryshime.
Ndryshimet në shoqëri dhe raporti që do ndryshojë do jetë në favor të progresit do ndryshojnë një varg të zakoneve tradicionale që çdo popull ka edhe vlerat individuale dhe sociale.
Ndër të tjera ai tha se do parimi kryesor në sistemin e vlerave të shoqërisë do të jetë shëndeti dhe kjo do të jetë e pandryshueshme dhe se nuk do kemi më sisteme të vlerave për çdo gjë që bie ndesh me jetën individuale dhe publike, do të rafshohet.