Rama shpall "Dëshmorë të Atdheut" 4 të vrarët e 21 janarit 2011: Ziverin, Aleksin, Hekuranin dhe Faikun
Katër të vrarët e 21 janarit 2011: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj shpallen "Dëshmorë të Atdheut"
Vendimin e bëri publik kryeministri Edi Rama, sot në ceremoninë përkujtimore për 10 vjetorin e 21 Janarit 2011, protestës para godinës së kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, shefi I qeverisë deklaroi ndër të tjera se, humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime: marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.
Edi Rama: “Sot është dita për të bërë një reflektim pas një rrugëtimi 10-vjeçar në përpjekje për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime.
Në njërën anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transforimit të sistemit të drejtësisë. 21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme, që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve.
Nëse e shohim në aspektin e parë, sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës të së cilëve vuri vijë të kuqe për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar.
Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së qeverisjes së vendit, kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë”.
Ceremonia u mbajt në kryeministri.
Familjarët të shoqëruar nga kryeministri dhe ministra të qeverisë së PS, përkujtuan 4 viktimat e 21 janarit të 2011.
Ata vendosen lule në bulevardin Dëshmorët e Kombit para Kryeministrisë, në vendin ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj gjatë protestës së thirrur nga PS 10 vite më parë.
Si në çdo 21 janar, Edi Rama e pranon që nuk ka patur drejtësi të plotë për 21 janarin, por përjashton qeverinë dhe parlamentin nga ky proces. Zgjidhjen e vetme e sheh të përfundimi i reformës në drejtësi.
Lexo dhe: Kryeministri s’ngre akuza, qeveria s’është prokurori, parlamenti s’bën gjyqe
Pikërisht një ditë para përvjetorit të dhjetë të 21 jnarit, Policia e Tiranës i ka kërkuar prokurorisë rinisjen e hetimeve për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën.
Ekskluzive në Ora News Plumbat e “21 Janarit”, 7 kërkesat e policisë për rihapjen e hetimit
"Policia do të veprojë dhe prokuroria do të hetojë" tha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Edhe xhaxhai i Aleks Nikës e drejton gishtin nga drejtësia për zbardhjen e vrasjes së nipit të tij.
"Drejtësi kërkojmë nga drejtësia shqiptare jo nga Kryeministri"
Duke shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore Edi Rama foli për një komplot të sistemit të drejtësisë kundër qeverisë së majtë.
"Gjykatësit dhe Prokurorët janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie bashkë me udhëheqësin e këtij referendumi"
Përfaqësuesit e mazhorancës të dhumtë në numër vendosën në diskutim edhe masat ndaluese anti covid gjatë përkujtimit të 4 viktimave të 21 janarit.
Lexo edhe:
“21 janari” drejt rihapjes? Policia e Tiranës kërkesë Prokurorisë