Karafila për të vrarët e 21 janarit 2011, nga sot "Dëshmorë Atdheu"

Për të 10- in vit, familjarët e 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë janë ftuar nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë homazh në kryeministri.
Ceremonia nis me një fjalim që kryeministri Rama mban para familjarëve që mblidhen tek salla e hartave dhe më pas vijon duke dalë jashtë godinës për të vendosur karafila në vendet ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Nga sot me vendim qeveria Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë “Dëshmorë të Atdheut”. Ndërkohë policia e Tiranës kërkon hapjen e dosjes për këtë çështje. Foto: LSA