21 Janari/ Rama: Kryeministri s'ngre akuza, qeveria s'është prokurori, parlamenti s'bën gjyqe
Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të protestës së 21 Janarit, kryeministri Edi Rama justifikoi veten dhe forcën e tij politike me faktin se, parlamenti nuk bën gjyqe, qeveria nuk është prokurori dhe kryeministri nuk mund të ngrejë akuza.
Kryeministri shtoi se, edhe sot, pas 10 vjetësh, drejtësia ende nuk e ka bërë punën e saj lidhur me këtë çështje.
“Por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që jemi sot dhe nuk jemi qysh në fakt që prej 1990 në një kohë kur politika dhe partitë që qeverinë dhe qeveria vetë apo kryeministri mund të bëjë atë që i takon të bëjë drejtësia. Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i Drejtësisë dhe as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t'ja çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën të gjitha këto. Ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vetë për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve të 4 dëshmorëve të 21 janarit, tha Rama.
Lexo edhe:
10-vjetori i 21 Janarit, Rama shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat