Ekskluzive në Ora News Plumbat e “21 Janarit”, 7 kërkesat e policisë për rihapjen e hetimit

“Ora News”, zbardh ekskluzivisht fotot e plumbava që vranë në 21 janar 2011, katër demostruesit, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.

Fotot publikohen për herë të parë, dhjetë vite nga vrasjet në bulevard, ku për tri nga katër episode janë identifikuar autorët, që sipas prokurorisë janë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-komandanti i njësisë së zjarrit, Agim Llupo.

Prendi dhe Llupo, u dënuan përkatësisht me 1 dhe 3 vite burg, për shkak se gjykata e Tiranës, bëri kualifikim të akuzës nga “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave”, në “Vrasje nga pakujdesia”.

 E pazbardhur pas 10 viteve, vijon të jetë vrasja e protestuesit Aleks Nika, i cili ka qënë me duar në xhepa, kur është ekzekutuar me një plumb në kokë.

Ekspertiza ka treguar se plumbi ka pasur kënd drejtimi nga lart-poshtë.

Ndërsa kjo predhë që shihni në këtë foto poshtë të siguruar ekskluzivisht nga “Ora News”, është pikërisht plumbi që vrau, të ndjerin Aleks Nika.



Nga sot Atdheu ka 4 dëshmorë të rinj

Ne foto: Kemisha e plumbit që ka ekzekutuar në kokë të ndjerin Aleks Nika, 21 janar 2011


Në pamje predha e sekuestruar në trupin e Nikës shikohet se është totalisht e dëmtuar dhe nuk ka asnjë element për tu identifikuar nëpërmjet ekspertizës.

Plumbi ka marrë deformim të madh duke prishur totalisht vjaskat, karakteristika këto që lihen nga tyta e armës në momentin e qitjes.

Kjo pjesë predhe në vitin 2014 është dërguar në një laborator kriminalistik në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sërisht nuk janë përftuar të dhëna që do shërbenin për zbardhjen se nga kush armë është qëlluar kjo predha.

Për shkak të mosidentifikimit të plumbit kur kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Aleks Nikës, drejtësia shqiptare nuk është në gjëndje të drejtojë gishtin se kush është autori i kësaj vrasje.

https://youtu.be/r6me_slhS8M

Gazetari i Ora News, Elton Qyno në studion e lajmeve tregoi me detaje provat dhe fotot e plumbave që vranë 4 protestuesit. Gjithashtu në foto dhe
Shikoni interviste

https://youtu.be/OqaLnJiUT5A

Policia kërkon

Gjithashtu Ora News zbulon 7 kërkesat e policisë për rihapjen e hetimit.


1. Të behet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

Në foto pjesë e plumbit të gjetur në trupin e Aleks Nikës

5. Të bëhet ripyetja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nikaa dhe Hekuran Deda si dhe plagosur shtetasit Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësiperme.

Ne foto: Armët e Gardës të sekuestruara nga Prokuroria më 22 janar 2011

Në foto: Gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë më 21 janar 2011, vendi nga u qëllua në fillim nga kryeministria
Në foto: Gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë më 21 janar 2011
Në foto: Gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë më 21 janar 2011
Ne foto: Pamje e këmishës predhë objekt ekspertimi