Moti i keq godet sërish vendin, do rikthehen përmbytjet

Shirat e dendur rikthehen në mesnatë dhe pritet të zgjasin deri më 26 janar.

Shërbimet meteorologjike dhe emergjencat civile kanë paralajmëruar përmbytje në vend.

Në 24 orë pritet pritet të bien 230 milimetra shi, ndërsa qarqet më të rrezikuara do të jenë Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë alarmin, duke thënë se bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë me një lartësi dallge deri në 3 metra.

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m", shkruan DPD, e cila shton se nga moti i keq do të preket i gjithë bregdeti i vendit.

Reshjet e shiut vijnë në një kohë kur 908 hektarë sipërfaqe ende janë nën ujë në nënshkodër që nga shirat e disa ditëve më parë, ndërsa fshati Obot vijon të jetë i izoluar pasi uji në rrugë shkon në 40 centimetër.

Sipas njoftimit, përkeqësimi meteorologjik nis duke filluar nga mesnata e sotme deri në mesnatën e 23 janarit.

Kjo situatë do e gjeje edhe Bulqizën e papërgatitur pasi uji do të vërshojë në rrugë në mungesë të kanaleve.