Rrjedhja e gazit helmoi 6 nxënës dhe alarmoi shkollën, përfundon në prokurori drejtori dhe inxhinieri
Policia e Tiranës dhe grupi hetimor i ngritur nga komisariati nr 3 kanë referuar në Prokurori materialet për shpërdorim detyre ndaj drejtorit të shkollës “Albanian College Qatar” dhe inxhinierin e shkollës që ka bërë veprimet dhe punën për depozitat e gazit.
Sipas asaj që gazetari i Ora News Besar Bajraktari, bëhet fjalë për shtetasit Borsjan Spaho dhe Eljon Dedja.
Ky i fundit akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive.
Një ditë më parë rrjedhja e gazit në kolegjin “Albania Qatar College” helmoi 6 nxënës dhe detyroi evakuimin e të tjerëve.
Burime nga grupi hetimor sqaruan se depozita e gazit është instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës.
Ndërkohë, shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) ndaj dhe ishin kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës.
Ekspertiza në lidhje me rrjedhjen e gazit ka dalë në përfundimin që shkolla është e pajisur me dy depozita gazi. Njëra prej depozitave ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.
Lexo edhe:
Kujtojmë se 6 nxënësit që shfaqën ditën e djeshme probleme shëndetësore vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në QSUT.
Nga verifikimet rezultoi se sistemi i ngrohjes me gaz në shkollë nuk ishte kolauduar nga inspektoriari shtetëror teknik.
/a.r,OraNews