Sekuestrimi i pasurisë me vlerë 5 mln euro/ Si vëllezërit nga Mirdita kryenin transferta monetare nga vende të BE

Vëllai i Sokol Markut, të cilit ditën e djeshme iu sekuestrua një pasuri me vlerë 5 milionë euro, është Elson Marku.

Sipas hetimeve, nga viti 2008 deri në vitin 2015, ata kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të ndryshme të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca, të cilat i investonin në blerjen dhe tregtimin e makinave.

Nga muaji mars i 2011 deri në mars të 2015, Sokol Marku ka përfituar 30 transferta me vlerë totale 12.316 euro, nga persona të ndryshëm. Ndërsa nga korriku 2014 deri në gusht 2015, ka dërguar 1.127 euro në favor të tre personave, të afërt të tij drejt Italisë. Belgjikës, Spanjës dhe Suedisë.

Kurse Elson Marku, nga data 7 korrik deri në datën 14 korrik ka përfituar dy transferta, njëherë 1.633 franga zvicërane dhe një herë tjetër 48.235 franga.

Sokol Marku, përgjatë 2008 deri në 2010 ka përfituar nëpërmjet transfertave 16.850 euro. Ndërkohë nga periudha janar 2010 deri në gusht 2015 ka përfituat 37 transferta në vlerë totale 17.850 euro nga shtetas të ndryshëm. Këto vlera janë futur nga Italia, Zvicra, Greqia, Gjermania dhe Franca. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pasuria e tyre ishte regjistruar në emër të personave të tretë, kryesisht familjarë e rreth shoqëror.

Transferta parash ka përfituar edhe babai i tyre.

Në emër të dy vëllezërve Marku ishin të regjistruara vetëm disa automjete.

Lexo edhe:

Makina luksoze, vila, apartamente… Kush janë dy vëllezërit nga Mirdita që i sekuestrohen 5 mln euro pasuri