Trafikimi i 50 emigrantëve sirianë, arrestohet skafisti 26 vjeçar

Trafikimi i 50 emigrantëve sirianë, arrestohet skafisti 26

Një 26 vjeçar nga Vlora është arrestuar si një prej skafistëve që tentuan të trafikojnë me gomone rreth 55 emigrantë klandestinë nga Shqipëria drejt Italisë mbrëmjen e 8 janarit.

Emiljano Likaj, banues në qytetin e Vlorës është vënë në pranga 12 ditë pas tentativës së trafikut që rrezikoi të prodhojë një tragjedi pasi gomonia mbeti në det të hapur për rreth 3 orë.

26 vjeçari Likaj, por dhe të paktën dy persona të tjerë, që sipas burimeve ishin në rolin e skafistit arritën t’i shpëtojnë arrestimit gjatë operacionit të shpëtimit të ndërmarrë nga Roja Bregdetare.

Mënyra se si ata arritën të dalin në breg mbetet e paqartë dhe ka ngjallur dyshime se skafistët mund të edhe të jetë ndihmuar nga persona brenda operacionit.

Për këtë burime kanë bërë me dije se ka edhe një verifikim.

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët sipas burimeve paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Deri më tani, policia ka zbuluar të paktën dy baza të strehimit të emigrantëve, një hotel në Tiranë dhe një shtëpi në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31 vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Policia e Vlorës ndërkohë thotë se vijon punën për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të dyshuar si pjesë e një rrjeti trafikantësh që tentoi të rikthejë trafikun e klandestinëve përmes detit me gomone.

Lexo edhe: I strehoi në banesën e tij në Vlorë 50 emigrantët sirianë, pranga 31-vjeçarit

Dyshohet se strehoi në Tiranë 50 emigrantët, arrestohet 60 vjeçari

Vendi Lajme Lajmi i fundit vlore Aktualitet 50 emigrante siriane skafist

EMISIONET