FOTO/ Po Rakacollin kush do ta gjobisë? Kryetarja e Komitetit Teknik shkel masat anti-Covid
Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë.
Kjo shprehje i shkon për shtat asaj që ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste ku merrte pjesë kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, njëherësh edhe zv/ministre e Shëndetësisë.
Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” denoncoi rastin duke e cilësuar si tallje pa kufij dhe ngre pyetjen kush do ta gjobisë Rakacollin?
“Kryetarja e Komitetit Teknik që ndalon hapjen e universiteteve, mbledhjet e partive, protestat dhe tubimet me 10 veta, kapardiset ne mbledhjen e PS Tirane ne nje salle te mbyllur, pa distance dhe me me shume se 10 veta.
Ligji vetëm për të dobëtit
Pyetja që shtrohet është se cfarë do të ndodhë tani që rasti u denoncua dhe në heshtje u pranua edhe nga deputetja se kishte shkelje derisa e fshiu foton?
Në bazë të rregullave të vendosura prej saj, kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve qytetarët dhe bizneset gjobiten, por nga nesër moralisht kanë të drejtë që në momentin që do të ndalohen të nxjerrin foton e Mira Rakacollit.
