VIDEO/ "Kush s'kërcen nuk është shkodran", si u prit Vllaznia pas fitores së sotme
Vllaznia marshon e vendosur drejt titullit kampion, i cili mungon në Shkodër që prej vitit 2001.
Skuadra e drejtuar nga Brdaric fitoi edhe në transfertën e sotme kundër Bylisit, 0-1, duke ruajtur vendin e parë dhe diferencën +9 pikë me Teutën e vendit të dytë.
Me të mbërritur në Shkodër, autobusi i Vllaznisë është pritur nga dhjetëra tifozë, të cilët me shallë dhe me ngjyrat kuqeblu kanë përgëzuar skuadrën për sukesin e rradhës në javën e 15 të Superiores.
Tifozët rrethuan ekipin dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.
Vllaznia triumfoi sot në Ballsh falë golit të Ardit Hoxhajt në minutën e 94 të takimit dhe e sheh veten në krye të rënditjes në kuotën e 35 pikëve, ndërsa ndiqet nga Teuta që numëron 26 pikë.
Rënditja në Superligë:

Rezultatet e ndeshjes të sotme:
