Gati për derbin e Italisë, ja formacionet zyrtare të Inter-Juventus

Vëmendja e botës së futbollit sot është në stadiumin e Milanos "San Siro" ku luhet derbi i Italisë mes Interit e Juventusit, dy skuadrat me rivalitetin më të fortë mes njëra-tjetrës ndër vite, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dyert e gjykatave.

Pas një dominimi thuajse 10-vjeçar të bardhezinjve, që kanë fituar 9 tituj kampionë radhazi, zikaltrit po provojnë ringritjen pikërisht me ish trajnerin dhe kapitenin e Juventusit, Antonio Conten, i cili është për sezonin e dytë në pankinën e Interit dhe kërkon ta mbyllë me trofe.

Sezonin e kaluar zikaltrit e mbyllën kampionatin vetëm një pikë pas Juventusit, ndërsa deri në këtë pikë të sezonit aktual pozicionohen në vendin e dytë, me 4 pikë më shumë se bardhezinjtë e vendit të katërt.

Derbi i Italisë bëhet edhe më i veçantë për faktin se Antonio Conte dhe Andrea Pirlo, dy emrat që hodhën bazat e një Juventusi dominues, njëri si trajner e tjetri si futbollist, sonte do të përballen si kundërshtarë në pankinat e skuadrave përkatëse.

Formacionet zyrtare:

Inter-Juventus starton në 20:45.