Përkujtohet 100 vjetori i Kongresit të Parë Bektashian
100 vjetori i kongresit të parë bektashian, ka bërë bashkë krerët më të lartë të komuniteteve fetare në shqipëri.
Presidenti ilir Meta në fjalën e tij u ndal tek kontributi i dhënë në mbrojtjen e atdheut dhe në kulturën shqiptare.
"Roli i Teqes së Frashërit është i njohur për të gjithë. Për ndikimin e madh që pati sidomos në formimin atdhetar dhe patriotik të tre prej rilindasve tonë, më të mëdhenj dhe më frymëzues edhe për vetë pavarësinë e Shqipërisë, vëllezërit Frashëri"- tha Meta.
Meta vuri në dukje përpjekjet para dhe gjatë sistemit totalitar, por sërish, theksoi ai dhe pas 30 vitesh sërish nuk mungojnë pengesat
"Edhe pas 30 vitesh që nga rënia e regjimit totalitar ende, jo vetëm besimi bektashian por të gjitha besimet në vendin tonë kanë pengesat e tyre për të funksionuar edhe më mirë në një mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyrep ranë të gjithë komuniteteve në nevojë"
Edhe për Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Kongresi i Prishtës ishte ngjarje historike për vendimet që mori.
"Kjo ditë që përfshin edhe këtë konferencë përkujtimore sjell më shumë informacione të Kongresit të parë Bektashian, kësaj ngjarje të rëndësishme"
Të pranishëm në këtë përkujtimore ishin edhe drejtues të lartë të komuniteteve fetare, të cilët përgëzuan ngjarje të tilla që shënojnë ogurin e themelimit të atdhetarisë dhe forcimit të kohezionit social.