Vetëvrasja e biznesmenit Eugert Lazaj, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

Prokuroria e Tiranës, nuk ka mundur të gjejë dot lidhjen e pistoletës tip “Glock”me të cilën u vetëvra biznesmeni Eugert Lazaj, dhe ngjarjes së ish bllokut të ndodhur në 4 tetor 2018.

Ekspertiza ka përcaktuar se kjo pistoletë është e njëjta që ka përdorur edhe ish komando Marviol Billo, për vrasjen e Fabiol Gaxhës, armë që sipas burimeve i përkiste biznesmenit Redi Popesku, i cili e kishte me leje .

 Por ky i fundit ka deklaruar të humbur pistoletën menjëherë pas ngjarjes ndërsa gjatë marrjes në pyetje në prokurori ka pohuar se nuk e di se si  kjo armë ka përfunduar në duart e biznesmenit që u vetëvra.

Në këto kushte prokurori i çështjes Etjen Kapo, i është drejtuar gjykatës me një kërkesë ku kërkon pushimin e çështjes të nisur me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes “ dhe "armëmbajtjes pa leje”   

 Pas ngjarjes së ish bllokut policia ishte në kërkim të armës , me të cilën u krye vrasja e Gaxhës,  por kjo armë u gjend vetëm dy vjet me pas  pranë trupit te pajete te biznesmenit, Eugert Lazaj. 

Nga ekspertiza mjeko-ligjore u vërtetua se Lazaj, kishte kryer vetëvrasje ndërsa pyetja e shumë personave nuk mundi të jepte ndonjë informacion më shume që mund të zbardhte ngjarjen.

Ndërkohë për vrasjen në ish-bllok prokuroria ka mbyllur hetimet duke i çuar të gjithë personat e akuzuar ne gjykatë.  Ish komando Marviol Billo, vijon të jetë në kërkim ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.

Tiranë, pronari i një kompleksi gjendet i vrarë në vilën e tij