Shkarkimi i Bezhanit/ Kandidati për president i KOKSH ngre pikëpyetje: Kush i ka verifikuar firmat e anëtarëve?
Ditën e djeshme u zhvillua Asamblea e Jashtëzakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH, e cila votoi për shkarkimin e presidentit aktual Viron Bezhani.
Me 45 vota pro dhe 9 kundër ajo vendosi që Bezhani të mos jetë më president institucionit të lartë olimpik në vend.
Për të folur mbi këtë temë, i ftuari i ditës së sotme në “Sport Magazine”, në Ora News, ishte ish drejtuesi i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, i cili bëri publike kandidaturën e tij për president të KOKSH.
"Së pari, më lejoni t'ju falenderoj për ftesën që më bëtë për tu prononcuar. Së dyti, më lejoni t'ju informoj se unë ia kam dorëzuar Federatën Shqiptare të Mundjes më datë 5 dhjetor 2020 dhe president i Federatës së Mundjes është zoti Sait Prizreni. Unë jam në cilësinë e kandidatit për president të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar", tha Biba.
Çfarë parregullsish patë në mbledhjen e djeshme ku as media nuk ishte prezente?
Martin Biba: "Media nuk ishte prezente. Kjo është një nga parregullsitë që mund të ndodhë para publikut shqiptar. Aq më tepër për zgjedhje me ligjshmëri me pikëpyetje të organeve drejtuese të KOKSH-it. Asambleja e djeshme ishte Asamble Statutore dhe një ndër pikat ishte shkarkimi i presidentit Viron Bezhani. Unë do ta shikoja nga dy këndvështrime.
Duke qenë se jam kandidat për president i këtij institucioni mjaft të rëndësishëm, në fakt nuk më lejohet apo nuk më intereson të futem në çështje ligjore. Por gjithësesi, për publikun shqiptar, për sportdashësit dhe për mbarë teleshikuesit tuaj po ju them se ka disa pika të cilat kanë pikëpyetje. Së pari, kush e ka thirrur këtë asamble? Së dyti, kush i ka verifikuar firmat e anëtarëve që kanë kërkuar për këtë asamble? Së treti, kush e ka verifikuar kuorumin e kësaj asambleje? Firmat, me sa informacion që kam marrë unë, janë marrë më 13 dhjetor kur është mbledh asambleja e parë. Për shkak të paligjshmërisë që shpalli gjykata për asamblenë e 13 dhjetorit u shfrytëzua ai moment dhe u morën këto firma".
Lexo edhe:
Shkarkimi nga drejtimi i KOKSH, Bezhani akuza të forta anëtarëve: E kanë mendjen te lekët