Saimir Patushi analizon javën e 13-të të "Superiores"
Java e 13 e kategorisë superiore premton emocione me disa takime të rëndësishme.
Ish-futbollisti i Tiranës, Saimir Patushi, në një lidhje skype me emisionin "Sport Magazine" analizoi skuadrat, teksa foli edhe për merkaton dhe ekipet favorite.
"Është një gjë shumë e mirë për Tiranën, ka ndeshje shumë të fortë. Ballshi nuk është ekipi i vjetshëm por Tirana duhet të tregojë forcën nëse do të jetë pretendente për titullin kampion. Blerja më e mirë ka qenë trajneri Daja. Oreksi i Partizanit vjen nëse do të bëjë një merkato cilësore, Partizani do të jetë kocka më e fortë për Vllazninë, Tiranën, dhe Kukësin. Laçin këto vitet e fundit kushdo që e ka mundur i është dashur një sforco e madhe, është për tu parë nesër. Kukësi vjen pas largimit të Gegës, me një staf të ri që unë besoj se është një gabim i madh absolut i drejtuesve të klubit. Uroj që ti marrin më të mirën këtij grupi."