Skënderbeu gati të mbushë arkën, Peter Olayinka pranë gjigandëve gjermanë

Piter Olayinka është gati të bëjë hapin e madh në karrierë!

Sipas asaj që raporton prestigjozja gjermane “Kicker”, sulmuesi është pranë kalimit te skuadra e Bayer Leverskusen.

Trajneri holandez Peter Bosz ka mbetur i surprizuar nga paraqitjet e nigerianit në Europa League me Slavian e Pragës dhe e kërkon me çdo kusht në skuadrën që drejton.

Klubi çek kërkon të paktën 10 milionë euro për ta lënë të lirë Olayinkën, një shifër kjo e konsiderueshme për një klub me financa të mëdha si Bayer Leverkusen.

Në rast se ky transferim i sulmuesit në Bundesligë do të realizohej, atëherë do të ishte një lajm shumë i mirë edhe për Skënderbeun, që gjithashtu zotëron 15% të kartonit të lojtarit dhe në këtë mënyrë do të mbushte arkat e klubit në një moment aspak të lehtë.

Olayinka mbërrit fillimisht te Bylis në Shqipëri dhe më pas u transferua te Skënderbeu. Pas eksperiencës me korçarët ai u transferua në Belgjikë te Zulte Waregem e më pas në Çeki te FK Dukla dhe Slavia e Pragës, ekip i cili pagoi 3.2 milionë euro për të në verën e 2018-ës.

/a.r,OraNews