Buzëqesh Tirana, FIFA i heq bllokadën në merkato
Lajme të mira për klubin e Tiranës dhe tifozët bardheblu.
Siç njoftojnë kampionët në fuqi të Shqipërisë, është zgjidhur përfundimisht çështja e bllokimit të merkatos.
Sipas njoftimit, pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve, raporton Ora News.
"KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit", njofton klubi bardheblu.

FIFA bllokoi merkaton e Tiranës. Shkak është bërë gjyqi i humbur me futbollistin ngha Mali Moktar Cise, të cilit klubi kampion i Shqipërisë i detyrohet 200 mijë euro.
/a.r,OraNews