Ditë e Re, Drilon Xhepollari: Drejtuesit e klubeve shpërfillin kontratat ndaj penalizohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 15:23
Gazetari Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku foli për javën e 13 të Kategorisë Superiore, dhe lëvizjet në merkato.
Sipas tij dënimi i Tiranës nga FIFA për futbollistin Cisse vjen si pasoj e neglizhencës apo mosinformimit të drejtuesve për situatën kontraktuale të lojtarit përpara se të konkretizojnë transferimin.
Ai analizoi si vijnë skuadrat pas pushimit të reduktuar të festave, ndërsa u ndal edhe tek bllokimi i merkatos së Tiranës dhe gabimi i bardhebluve.
Kryendeshja e javës është Vllaznia-Teuta dhe për Xhepollarin kjo sfidë pritet të dhurojë emocione dhe spektakël.