Rëndohet gjendja, shtrohet në spital ish-presidenti i FIFA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 12:47
Ish-presidenti i FIFA-s Joseph Blatter po kalon momente të vështira.
Gjëndja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe së fundmi ai është shtruar në një spital në Zvicër, por gjithsesi rrezikun për jetën e ka kaluar, shkruan "Corriere dello Sport".
Blatter kaloi para disa kohësh koronavirusin. Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015).
Ish-bankieri u shkarkua pas skandalit të pagesës prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Michel Platini, i cili do të shërbente si konsulent. Edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas këtij skandali.
Blatter është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.