Darka luksoze/ Rama merr në mbrojtje ministrat dhe Fugën: Nuk paguan ata

Kryeministri Edi Rama u ka dalë në mbrojtje ministrave Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj si dhe këshilltarit të tij Endri Fuga, lidhur me darkënm luksoze të këtyre të fundit në Dubai.

Publikimi i fotove dhe videove nga restoranti luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe solli një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale nga qytetarët, por edhe nga politika.

Lexo edhe:

Darka në Dubai/ Basha: Vendi është nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe

Teksa i është përgjigjur revoltës së qytetarëve në Facebook-un e tij, kryeministri Edi Rama shkruan se, darka nuk është paguar nga ministrat e tij, por nga një grup i madh, i interesuar për të investuar në Shqipëri.

”Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri”, shkruan Rama.

Përgjigja e Ramës

Lexo edhe:

Nga hoteli me 5 yje në Barcelonë te Nusreti në Dubai/ Nënkryetari i Bashkisë Tiranë “qejfli” i luksit