Sherr banal, plagoset 17-vjeçari në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Sarandës, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur teksa është qëlluar me thikë në krahë pas një konflikti banal me një tjetër person, i cili po ndiqet nga policia, raporton gazetarja e Ora News Anxhela Lushkaj.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por sipas bluzave të bardha 17 vjecari është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë Sarandë për ngjarjen:
Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi R. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.