Darka në Dubai/ Mehmeti: Pushtetarëve të ‘Rilindjes ’ nuk ua kontrollon truri stomakun, por stomaku trurin!

Shkrimtari dhe publicisti nga Shkupi Kim Mehmeti, përmes një reagimi në rrjetet sociale, komenton atë që është shndërruar në temë dite në Shqipëri: darkën e ministrave të qeverisë Rama në një prej restoranteve më luksozë në Dubai.

Sipas Mehmetit, pushtetarëve të ‘Rilindjes ’ nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin.

Më tej, Mehmeti shton se, pushtetarët sapo ndiejnë erën e mishit të pjekur, e harrojnë popullin që i ushqen, popullin që sot ‘mbytet’ nga rreshjet dhe dridhet nga i ftohti.

Lexo edhe:

FOTO/ Darka luksoze e Rilindjes në Dubai, rrjeti shpërthen në meme

Postimi i plotë i Kim Mehmetit:

"Pushtetarëve të ‘Rilindjes ’ nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin!

Mediat raportojnë për ahengun e qeveritarëve të ‘Rilindjes’ të shtruar në Dubai.

Çfarë paturpësie dhe pandjeshmërie e pushtetarëve të cilët posa e ndiejnë erën e mishit të pjekur, e harrojnë popullin që i ushqen, popullin që sot ‘mbytet’ nga rreshjet dhe dridhet nga i ftohti.

E në ndërkohë thonë se drekën ua paska paguar ndonjë princ arab?!

Me çka tregojnë sa nuk e kanë kuptuar se edhe si mysafir të cilitdo mbreti, darkat e drekat u shtrohen për nderë të popullit e shtetit që përfaqësojnë, andaj nuk u ka hije të sillen si njerëz perverzë të cilëve nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin.

Po pra, sido që ta marrësh darka e pushtetarëve shqiptarë në Dubai shpalos dukjen e burrështetasve që nuk e kanë të zbrazur barkun, po trurin, gjë që i bënë të mos kenë turp e të jenë të pandjeshëm ndaj popullit që ua mundëson gjitha ato privilegje".

Lexo edhe:

Nga hoteli me 5 yje në Barcelonë te Nusreti në Dubai/ Nënkryetari i Bashkisë Tiranë “qejfli” i luksit

/a.r,OraNews