Bulqizë: Helmohen 30 persona në Shupenzë, dyshohet nga uji i pijshëm

30 persona janë helmuar në Shupenzë të Bulqizës. Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacionit me ujërat e zeza

Banorët janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore, ndërsa 3 prej tyre janë nga e njëjta familje.

Mësohet se 30 banorë kanë marrë serum në qendrën shëndetësore ndërsa edhe banorë të tjerë nga Gjorica dhe Hoshateni po i drejtohen Shupenzës

Gazetari i Ora News Isa Myzyraj informon se pas komunikimit me mjekët ata thonë se nuk kanë arritur ende të përcaktojnë arsyen pse janë helmuar banorët