Ishte bllokuar në mes të ujit, shpëtohet qytetari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 19:06
Emergjencat Civilë të Bashkisë Lezhë ka realizuar një operacion shpëtimi në zonën e Tales ku është nxjerrë një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të ujit.
Për të ndërhyrë dhe ndihmuar qytetarin e izoluar që kishte kërkuar ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me mjete lundrimi si dhe emergjencat civile duke vepruar sapo u ishte dhënë alarmi.
Personi në fjalë kishte ngelur i bllokuar në grykëderdhjen e lumit Mat por falë ndërhyrjet se shpejtë u bë i mundur shpëtimi i tij.
