Përmbytjet, Basha viziton banorët në Murqin: Ju me ujin, ata në darka luksoze në Dubai
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët e zonave të prekura nga përmbytjet në zonën e Fushë krujës.
Kryedemokrati pa nga afër gjendjen në fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq, ku mes të tjerash u interesua për familjet e dëmtuara dhe tokat bujqësore të përmbytura.
“E keni parë në dorë të kujt kanë rënë. E keni parë sa ju bëhet vonë për ju. Ju këtu me ujin, ata në darka luksoze në Dubai”, u shpreh Basha.
Banorët thonë se nga përmbytjen kanë humbur dhe prodhimin që kanë pasur, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për normalizimin e situatës.
Basha premtoi se kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit.
Bashkëbisedimi i Bashës me banorët:
Basha: E gjithë kjo zonë ka qenë e mbuluar ëë?
Banori 1: Po, komplet, plus edhe tokat e Mallkuçit
Basha: I kanë pas të mbjella besoj?
Banori 1: Me grurë, jonxhë përgjithësisht
Basha: Të gjitha të shkatrrume?
Banori 1: Po, pjesa më e madhe. Ne e kena të vazhdueshme këtë situatë sa herë bie shi. Kanalet nuk pastrohen fare, zgjidhje s’ka.
Basha: Kush është i zonës këtej?
Banori 2: Unë jam, janë 17 shtëpi, ky fenomen përsëritet sa herë bie shi. Sot jemi të izoluar për çdo gjë. Ky fenomen përsëritet sa herë bie shi, na i prish lumi të gjitha çfarë kemi mbjellë.
Basha: Sipërfaqja e kultivume e përmbytur sa llogaritet?
Banori 2: Rreth 100 apo 150 hektarë
Jo veç në dimër, por neve edhe në verë e vuajmë këtë situatë. Nga qeveria askush nuk ka ardhur
Basha: As autoritetet lokale?
Banori 3: Jo, jo askush nuk ka pyetur a keni bukë
Basha: Nuk është puna me ardh këtu veç kur vjen uji, kjo është katastrofë, qeveria e ka mendjen vetëm tek vetja e vetë.
Banori 3: Nëse bëhet puna tamam njerëzit të vlerësojnë vetë.
Basha: Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë.
Lexo edhe:
Përmbyten tokat e Murqit në Fushë Krujë, banorët: Prodhimi iku, kemi frikë për shtëpitë