FOTO/ Moti i keq, 2951 qytetarë në Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore pa energji elektrike

2951 qytetarë në qytetet Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore janë pa energji elektrike që prej mesditës së sotme.

Siç raporton gazetari i Ora News në qarkun e Beratit, Artan Diko, bëhet fjalë për fshatrat: Mbrakull,Kapinovë,Lybeshë, Vërtop, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgovë etj.

Ekipet e OSHEE-së në terren për riparimin e dëmeve.

Me probleme paraqiten:

-10 Kabina elektrike që janë jashtë pune në Fiderin Tomoricë në Nën/stacionin e Çorovodës,nga i cili furnuzohen me energji elektrike 160 abonentë.

-Fideri.2/10KV (fshat) në Nën/stacionin Çiflik,i cili është i stakuar pjesërisht dhe ku 7 Kabina që furnizojnë 160 abonentë janë jashtë pune.

-Fideri Mbrakull në Nën/Stacionin e Poliçanit është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1542 abonentë të fshatrave: Mbrakull,Kapinovë,Lybeshë dhe Vërtop.

-Fideri Potom në Nën/Stacionin e Çorovodës është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1086 abonentë të fshatrave: Çepan,Backë,Kreshovë,Lepan, Leshnje dhe Gjorgovë.

Mësohet se,ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren dhe po punojnë për riparimin e difekteve dhe normalizimin e situatës së krijuar.

Burimet zyrtare nga institucioni i Prefektit të qarkut bëjnë me dije se,është ndjekur me vëmendje situata e furnizimit me energji elektrike në Sektorët jetikë në situatën e emergjencës mjekësore COVID-19, ku Spitalet, Qëndrat Shëndetësore dhe Poliklinika janë të gjitha me energji elektrike.

Prefektja e Qarkut Berat, Valbona Zylyftari bën me dije se, dhe dhe sot janë zhvilluar mbledhjet e Komisionit të Mbrojtjes Civile ku ju është kërkuar anëtarëve të jenë të kujdesshem në vlerësimin dhe menaxhimin e riskut,me qëllim parandalimin dhe shmangien e çdo premise për ngjarje.