Ora News sjell pamje nga shkarkimet e HEC të Ulzës dhe Shkopetit
Hidrocentralet në Kaskadën e Drinit kanë nisur shkarkimet për shkak se reshjet investive të shiut kanë shtuar prurjet e për pasojë, harta e përmbytjeve ka rrezik të zgjerohet.
Shkarkimet aktualisht mësohet se kanë nisur në HEC-in e Shkopetit, Ulzës.
Sipas raportimeve më të fundit, aktualisht po shkarkohet me 600 metër kub/sekondë dhe kemi një rritje të prurjeve në lumit Mat, por aktualisht nuk ka kërcënim për banorët në zonën e Bregut të Matës dhe zonën e Fushkuqes në Kurbin, informon gazetari i Ora News, Elvis Hila.
Lumi Drin ka dalë nga shtrati në disa pika, konkretisht në lagjen e Balldre, në lagjen e ish-Frutores në Lezhë si dhe në zonën e Kakaviçit duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.
Ndërsa disa familje, konkretisht në fshatin Kotër, të njësisë administrative të Dajçit në Lezhë dhe në zonën e Gjormit në Kurbin janë evakuuar pasi banesat e tyre janë përmbytur.
Nga ana tjetër është ngritur me shqetësim fakti se ka pasur mungesë të energjisë elektrike gjatë natës në Hidrovore duke sjellë përkeqësim të situatës dhe përmbytje të kësaj natyre.
Ndërsa HEC i Fierzës është ende larg pikës kritike për të nisur shkarkimet.