Rrëshqitje masive dheu në afërsi të spitalit në Lezhë, Ndreu: Primare shpëtimi i njerëzve
Rrëshqitje masive dherash janë janë shënuar në lagjen pranë Spitalit Rajonal të Lezhës pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin.
Ngjarjet sipas orës së raportimit
12:06 Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu prononcim për mediat
Kryetari i Bashkisë Lezhë në një pronocim për mediat në lidhje me rrëshqitjen e dheut në lagjen në afërsi të spitalit të Lezhës tha se nëse do kemi reshje akoma më të mëdha mundet që situata të na agravohet prandaj primare është shpëtimi i jetës së njerëzve.
Pjerin Ndreu: Situata është e rënduar dhe vende shumë e rrezikshme. Kam parasysh një situatë shumë të rëndë në lagjen e spitalit ku ka rrëshqit dheu dhe rrezikohet të rrëshqasin shumë banesa. Dhe nga rrëshqitja mundet të rrezikohen dhe banesat poshtë. Është e domosdoshme të rishikohet dhe të veprohet menjëherë. Sepse nëse do kemi reshje akoma më të mëdha mundet që situata të na agravohet. Kemi evakuuar banorë dhe një kopsht privat që është aty. Sapo bisedova dhe vetë me disa banorë dhe ju thashë që nuk duhet të rrini këtu gjatë natës. E para gjë që na shkon në mendje është shpëtimi i jetës së njerëzve.
09:54 Rrëshket dheu në lagjen afër spitalit në Lezhë
Një masë e madhe dheu ka rrëshqitur nga një zonë kodrinore mëngjesin e sotëm, për pasojë disa banesa e biznese aty janë të rrezikuara nga shembja.
Banorët janë në alarm për situatën e krijuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur fenomenin e rrëshqitjes
Gazetari i Ora News Elvis Hila informon se rrezikohen disa banesa.