Ju flet Moska: Gjykata Lezhës dënon me burg flamurin kombëtar-shtetëror shqiptar

Lidhja mes dënimit të mirditorit Leon Molla nga gjykata e Lezhës në fund të vitit që lamë pas për heqjen e flamurit turk nga diga e hidrocentralit, vizitës së Ramës në Ankara dhe blerjes së vaksinës anti-Covid ishin në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Gjykata e Lezhës me 30 dhjetor ka marrë një vendim për dënimin e atij që u quajt si organizatori i protestës në Qafë Mollë të Mirditës në 31 dhjetor të 2017 i cili bëri thirrje që qytetarët e Mirditës të shkatërronin një flamur turk të ndërtuar në digën e Hidrocentralit nga një shoqëri ndërtimore turke, bëhet fjalë për një flamur të llojit monumental. Gjykata mbi kërkesën e prokurorit vendosi ta dënojë këtë qytetar që bëri thirrje me 2 vjet burg. Vendimi ka ardhur disa ditë para se kryeministri Rama të shkonte në Ankara, qartësisht vendimi ka qenë kushti turk për të shkuar kryeministri Rama në Ankara. Rama e dëshironte shumë këtë vizitë në Ankara pasi dështoi të siguronte vaksinën nga kompania amerikane Pfizer. Na u mburr se e kishte siguruar por nuk e kishe siguruar në fakt dhe tani po shkon në Ankara për të blerë dorë e dytë vaksinën kineze. Këtë vizitë të mjerueshme kryeministri e siguroi me çmimin e dënimit me burg praktikisht të flamurit kombëtar dhe shtetëror shqiptar.

Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.

LEXO EDHE:

Hoqi flamurin turk nga diga e hidrocentralit, dënohet me 2 vite burg Leon Molla

VIDEO/ Rama në Ankara, ja si e pret Erdogan