Muzina: 500 mijë vaksina janë mjaftueshëm për 2 muaj, por jo për 10, duhen data kur do të vijnë
Në një intervistë për RTV ORA, epidemiologia Rudina Muzina u shpreh se duhet një kalendar për vaksinimin në vendin tonë.
Muzina tha se 500 mijë doza janë të mjaftueshme për 2 muaj, por jo për 10 muaj, pasi nuk arrihet imuniteti i tufës.
Muzina: Dua të dëgjoj një kalendar të arritjes së vaksinave në Shqipëri. Ne nuk kemi informacione për mbërritjes pas marsit. Kjo gjë kërkon strategji. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mjekët dhe për personat në risk, por për popullin e thjeshtë, sepse vetëm kështu mund të ulet kurba e infektimit. 500 mijë doza janë të mjaftueshme për 2 muaj, por jo për 10 muaj, pasi nuk arrihet imuniteti i tufës. Kjo është një pandemi kudo dhe ka kërkesë e duhet logjistikë. Ne në SHBA na duhen rreth 1 milionë në ditë që të paktën nga vjeshta të dalim nga pandemia.
Duhet një strategji për këto 500 mijë vaksina sepse do të shërbejnë për 250 mijë persona me dy doza. Nëse është një dozë e paktët nuk do të ketë një vaksinim në masë dhe nuk ke kujt t'ia japësh më parë. Vaksina e Modernës dhe Pfizer me ARN nuk janë studiuar te gratë shtatzënia dhe te fëmijët. Këta të fundit janë futur tek ajo që quhen si popullatë vulnerabël. Ne kemi gra shtatzënë të cilët më parë duhet të konsultohen me mjekët e tyre. Do të jenë studimet klinike ato që do të na tregojë se sa do të veprojë.
Muzina shtoi se efektshmëri e vaksinave është rreth 95%, por deri më tani nuk duhet me saktësi se sa ëhstë imuniteti real i saj.
Muzina: Nga doza e parë jepet një imunitet deri në 6 javë. Sigurisht ka pasur raste edhe që kanë rezultuar pozitive pas vaksinimit. Kjo mund të ndodhë që ta ketë marrë më parë virusin ose ka pasur një imunitet 20% në rritje. Prandaj efektshmëria e vaksinës është rreth 95%. Ne nuk e dimë se sa zgjat realisht imuniteti dhe niveli i antitrupave që të mbrojnë. Por kur e kalojmë vetë virusin niveli i antitrupave nuk është aq i lartë se sa kur merr vaksinën, pasi me vaksinën merr një përforcues dhe mbrohesh më mirë. Prandaj marrja e vaksinën është e rëndësishme.
Vaksina kryesisht jep efekte anësore si dhimbje krahu dhe temperaturë. Para se të kishim vaksinën thonin se vdekja ndodhte. Nëse arrijmë që me vaksinën të parandalojnë virusin atëherë kjo është situata ideale, por deri në këtë pikë duhet vënë maska dhe të respektohen masat parandaluese.