Rama në Turqi, PD e padit në SPAK atë dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë
Aktivitete si ky (shiko videon), ku Kryeministri i dorëzon çelësat e shtëpisë një familjeje në kuadër të procesit të rindërtimit, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, janë të ndaluara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore Partia Demokratike ka paditur në SPAK Kryeministrin Edi Rama, ministrat Elisa Spiropali, Arben Ahmetaj, Anila Denaj dhe Belinda Balluku, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, 5 kryebashkiakë të tjerë si dhe deputet e drejtorë.
Në kallëzimin që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi si shembull te shkeljeve renditen disa aktivitete që kanë të bëjnë me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikatave të legalizimit apo investimeve të tjera publike në të cilat janë përfshirë drejtues të lartë të PS-së.
PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion të bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë dhe të tregojë me vepra se organet ligj-zbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit.
Të paditurit
• Edi Rama, Kryeministër
• Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
• Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
• Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
• Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
• Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
• Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
• Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
• Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
• Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
• Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
• Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
• Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.