MSH publikon raportin e 24 orëve të fundit: Shërohen 551 qytetarë, 725 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar 725 raste të reja me Covid-19.

Sipas njoftimit, 7 qytetarë kanë humbur jetën,  të moshave 52-76 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që prej fillmit të epidemisë. 3906 është numri i testimeve të kryera.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)

Raste të reja ditore         725

Të shëruar në 24 orë      551

Të shtruar në spitale      273

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore               3,906

Testime totale            276,713

Raste pozitive              61,008

Raste të shëruara         36,102

Raste Aktive                23,689

Humbje jete                 1217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13753

Fier                        1715

Shkodër               1325

Durrës                  1203

Vlorë     951

Lezhë    942

Korçë                    878

Elbasan                 865

Berat     754

Gjirokastër 454

Dibër     451

Kukës    398