“I jam mirënjohës Erdoganit...” Rama flet nga Turqia: Na mbështetën pas tërmetit dhe gjatë Covidit, kur të tjerët na mbyllën kufinjtë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Turqia në një konferencë të përbashkët me presidentin turk Rexhep Tayip Erdgoan, e ka falënderuar këtë të fundit për gatishmërinë në ndihmë të Shqipërisë.

Rama ka thënë se Turqia e ka ndihmuar Shqipërinë pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa ka shtuar se ndihma e tyre nuk ka munguar as në periudhën e pandemisë, ndryshe nga vendet e tjera që mbyllën kufijtë.

Rama: Ne të gjithë së bashku si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, shteteve dhe qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kohë dhe kohën që u dedikoi çështjeve.

Dua të shpreh mirënjohjen për të dhe popullin turk për reagimin e menjëhershëm ndaj Shqipërisë duke iu gjetur në krah familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që një tjetër tërmet e ksihet lëkundur Shqipërinë dy muaj më parë. Erdogani ishte i pari që u angazhua publikisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirje të shumë të tjerëve për mbledhjen e kontributeve të konsiderueshme për Shqipërinë dhe familjet e prekura nga tërmeti. Solidariteti i Turqisë nuk ka qenë vetëm një solidaritet kur Turqia nuk ka pasur vetëm problem të vetin, por edhe kur Turqia njësoj si ne dhe bota u godit nga koronavirus, Presidenti dhe Republika e Turqisë i qëndroi afër Shqipërisë, jo si disa të tjerë, që njësoj siç i thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi,  u mbyllën në shtetet e tyre dhe ndaluan edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo është shumë domethënëse për ne. Ne këtë rast mbështetja e presidentit turk për Shqipërinë në këtë luftë pa u kursyer dhe pa i mbajtur sytë vetëm nga vetja brenda kufijve. Sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdogan kur ndodhemi në vështirësi, janë mishërimi i fjalës së Ataturkut “ Njerëzimi është një trup i vetëm, çdo komb është një pjesë e tij.”

Nuk u ndal për asnjë sekondë projekti aspak i vogël, që po realizohet nga mbështetja e tij dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e ministrit Murat, që ka punë për të bërë dhe gjeti kohën që të vijë në Tiranë dhe të jetë i pranishëm në të gjithë diskutimet tona. Ngjarjet e tilla tregojnë esencën e kësaj marrëdhënie dhe humanizmin që është në themel të kësja marrëdhënie. Jam krenar që mu dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj në emër të Republikës së Shqipërisë, deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, gjë që e ngre partneritetin tonë të shpallur strategjik në stadin e një marrëdhënie institucionale ndërqeveritare, nga ana tjetër vlera më e madhe që shoh te marrëveshjet dhe te kjo vizitë, është gatishmëria për të punuar së bashku duke kapërcyer të gjitha barrierat burokratike, pengesat të natyrës në vetë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Potenciali është shumë i madh. Jam shumë i kënaqur që presidenti shprehu gatishmërinë jo vetëm me fjalë, por edhe me ndjekjen direkt të bisedave të mëparshme për disa ndërhyrje në turizëm, shëndetësi, arsim dhe besoj që është lajm i shkëlqyer për studentët shqiptar që një universitet si ITU, ku ne kemi një zinxhir të disa brezave të studentëve shqiptarë që kanë shkëlqyer do të jetë tashmë në Shqipëri. Spitali rajonal i Fierit është realitet.