Zhbllokohen bursat e studentëve, fondet pritet të kalojnë në llogari brenda 10 ditëve

Studentët do të mund të marrin bursat e vitit të ri akademik brenda 10 ditëve, sipas zëvendësrektorit të Universiteti Bujqësor, vonesat janë shkaktuar si pasojë e mbledhjes dhe grumbullimit të dokumentev të nevojshme. Zëvendësrektori Kapaj thotë se synojnë që studentët ti kthejnë në auditore për sezonin e provimeve.

Pas gati 2 muajsh vonesë, studentët ekselentë dhe ata me ndihmë ekonomike do të mund të marrin bursat e muajve nëntor, dhjetor dhe janar.

Zëvendësrektori i Univeriteti Bujqësor, Ilir Kapaj, thotë se brenda 10 ditësh do të bëhet i mundur transferimi i parave në llogaritë e studentëve.

Vonesat, sipas Kapajt, kanë ndodhur për shkak të procedurave të mbledhjes së dokumentacioneve të nevojshme.

Kapaj: Shtyrja e vitit akademik dhe procesi i shtyrjes së regjistrimit të studentëve të rinj nga ana tjetër e ka spostuar dhe vendimmarrjen në lidhje me bursat. Para dy ditësh pata një takim në Rektorat me Administratoren e Universitetit, studentët të rrinë të qetë sepse brenda 10 ditësh gjithçka do të bëhet konkrete, ata do të marrin bursat.

Në lidhje me vendimin për vijimin e mësimit online, zëvendësrektori i UBT-së thotë se deri në fund të semestrit do të vijojë procesi në këtë mënyrë, ndërsa synojnë që provimet e muajit shkurt të  zhvillohen në auditore.

Kapaj:  Minimalisht duhet një muaj kohë përpara që të merret vendimi që të sjellim studentët në auditore. Ne do të angazhohemi që provimet ti zhvillojmë në auditore, kemi marrë masa me administratën e Universitetit dhe Administratorin për të siguruar ambjentet e nevojshme në funksion  të protokolleve të sigurisë.

Vendimi për mënyrën se si do të zhvillohet sezoni i provimeve gjithësesi do të jetë në dorë secilit Universitet.

https://youtu.be/2ZQwaIvnE5k