Aksi Vlorë-Orikum, Presidenca-Denajt: Ministria e Financave kishte 3 muaj kohë të reflektonte

Në një deklaratë për mediat drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta, Edmond Panariti i ka kthyer përgjigje ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj lidhur me aksin Vlorë-Orikum

Ai u shpreh se ministria që Denaj drejton ka pasur kohë që t'i rregullonte mangësitë në këtë marrëveshje, por nuk e ka bërë.

Panariti shtoi se sapo këto parregullsi të të ndreqen, atëherë presidenti do të japë miratimin e tij brenda ditës lidhur më këtë çështje.

Panariti: Në cilin nen të kushtetutës ligji për marrëveshjet ndërkombëtare dhe hua marrjes mbështetet ky vendim. Kryeministri duhet të dijë se marrëveshjet negociohen para se të nënshkruhen. Kjo gjë nuk rezulton në shkresat e ministrisë. Nëse ministrja e Financave nuk e kupton se ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenca i ka dërguar shkresa shpjeguese.

Ministrja kishte kohë që të rregullonte mangësitë, por ajo nuk reflektoi. Prandaj i bëjmë thirrje që të plotësojnë detyrimet kushtetues edhe të mos pengojë investimet në qarkun e Vlorës. Të paraqesë dokumentet sipas kushtetutës dhe presidenti do ta firmosë brenda ditës. Presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje të kushtetutës.  

Presidenti ka kërkuar që lëshimi i plotfuqishmërisë të lëshohet së bashku me plotësimin e detyrimeve kushtetuese. Presidenti nuk gabon sepse e lexon drejt dhe e respekton kushtetutën dhe ligjin. Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë të marrëveshjes në fuqi. I bëjmë thirrje ministres së Financës dhe kryeministrit që të përmbushin sa më parë kërkesat e ligjit për të mos cenuar kredibilitetin e vendit tonë.

Lexo edhe: Ministrja Denaj e befasuar nga “shfaqja” e Metës: Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, nuk është hua e re

30 milionë dollarë ndajnë Metën me Ramën, Denaj: Presidenti interpreton në mënyrë jo të bazuar procedurën ligjore

https://youtu.be/__6ADk66VG4