"PS në Vorë nuk duhet të ketë turp" Koordinatori i LSI nxjerr "zbuluar" Agim Kajmakun: I angazhuar maksimalisht në fushatë
Pavarësisht shkarkimit të tij nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku vijon të bëjë fushatë në emër të Partisë Socialiste.
Ka qenë koordinatori i LSI, Vojo Bregu që e ka vënë në dukje këtë fakt, ku pavarësisht se i është shmangur aparateve, Kajmaku shihet në krah të ministres Elisa Spiropali.
“Unë mendoj që Partia Socialiste në Vorë, nuk ka pse të ketë turp, për të nxjerrë në foto, ish kryetarin e bashkisë të shkarkuar nga KQZ, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ai siç e dinë të gjithë në Vorë, është i angazhuar maksimalisht në fushatë, merr pjesë në mbledhje partie, takime me elektoratin, kështu që PS dhe deputetët e saj, të angazhuar në Vorë, ia kanë borxh ta nxjerrin një herë të vetme me fytyrë në foto. P.S. Shpresojmë mos ta lajnë borxhin duke e bërë prapë kryetar bashkie siç i kanë premtuar së fundmi”, ka shkruar Bregu përpri fotove ku Kajmaku është rrethuar me të kuqe.



