BOOM: Rrugët e Tiranës gjithë gropa, shkatërrojnë mjetet e qytetarëve
Ndërkohë që është futur viti 2021 gjendja e rrugëve në Tiranë vazhdon të jetë lënë mëshirë të fatit.
Emisioni BOOM e ka ndjekur më herët këtë situatë në lagjet e kryeqytetit, ndërsa në redaksi vijnë plot ankesa për këto rrugë, të cilat janë kthyer në një problem të madh për qytetarët.
BOOM realizoi një vëzhgim në këto rrugë, përkatësisht në rrugët “Xhemal Sheh Abazi”, Preng Doci” dhe "Gaqo Avrazi".
Në të gjitha këto rrugë, banorët ankohen për rrugë të degraduara dhe mungesë investimesh nga bashkia e Tiranës.
Rruga “Xhemal Sheh Abazi”
"As 1 dore zhavorr nuk kane hedh, vetëm çfarë kane bere banoret me forcat e veta. Të na shohë dhe ne si popull, te ecim tamam."
"Këto shkojnë t’i bëjnë nëpër fshatra, po t’i bëjnë njëherë këtu në Tiranë."
"20 vjet kështu është. Janë hajdutë, mos kujto se do mendojnë për ty e për mua. Pse ku shkojnë taksat tona qe i vjedhin këto dhe i fusin ne xhep?"
"Na i bene makinat cope. Këtu është si në Afganistan. Kryetari Ben vetëm bulevardin".
"Duam rruge se taksat i paguajmë."
Rruga "Preng Doci”, ku ekziston një gropë te semafori, e cila ishte mbushur me gurë nga banoret e zonës dhe përbënte problem për makinat, se nuk kalonin dot dhe kishte mungese trotuaresh për kalimtarët.
"Problem mungesa e trotuareve, s’ke ku vendos këmbën, duhet të ruhesh që mos të vrasë makina."
"Rruga është shumë e ngushtë, e keqe… e mbushim ne vetë gropeën se Bashkisë s’i bie ndërmend fare për atë punë. Nuk e di Lali Eri ça ka ndërmend të bëjë, keq është."
"Duhet gjysëm ore të dalësh nga kjo rrugë, e cila as 10 metra nuk është ne këmbë. Gropa po, rruga është e ngushtë, të paktën të ishte një kalimshe."
"Është shumë e ngushtë, makinat shkojnë-vijnë, po mund edhe të na godasin. Ajo gropë ka vite që është ashtu, makinat e devijojnë dhe bëhet trafik i madh."
" Hasim shume vështirësi, por nuk vë dorë as shteti….kalojmë se jemi të detyruar për punën. Makinat me thy kokën aty: bam-bim."
"Ndodh shumë trafik se thuajse ky semafori nuk funksionon fare. Është kshu gati 1 vit."
"Trafik sa të duash, duam gati 1 orë të shkojmë në shtëpi."
Rruga "Gaqo Avrazi"
"Vijnë vetëm për zgjedhje."
"25 vjet po kështu... që kur kemi ardhur, asnjë ndryshim nuk ka pasur. E shtruam vete se të vjen keq për makinat."
"Si zonë e përmbytur jemi. Kemi frike të kalojmë me makina dhe i parkojmë larg. Të na e rregullojë sikur thotë në Tiranë: gjona të bukra."
"S'dimë nga te vemi, nga të kalojmë. Kush na dëgjon neve, ku të drejtohesh? Te paktën të rregullojë rrugën se të tjera të mira nuk na bie."
"Te kjo rrugë unë punoj me furgon se marr fëmijët e shkollës, paguaj taksat, po prapë e prishur është.
"Te rregulloje rrugën që është kusht kryesor."
"S’dal dot me makine, e mbaj brenda. I lutemi kryetarit të vërë dorën në zemër dhe ta bëjë, shkatërruam makinat dhe balta na futet brenda. 28 vjet kjo rrugë është."
"Qëkur ka hyrë demokracia, kjo rrugë është, kryetari ndoshta fle gjumë."
"Rama ik, lali Eri ik!"