“Mos o Kujte se nuk mbajmë dot më…” Shpëtim Saraçi “i shkatërruar” nga vdekja e Kujtim Prodanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2021, 16:01
Miq dhe qytetarë janë pikëlluar mesditën e sotme nga ndarja e parakohshme nga jeta e kompozitorit dhe këngëtarit Kujtim Prodani.
Prodani humbi betejën me Covid-19 në moshën 57 vjeçare.
Miku dhe kolegu i tij Shpëtim Saraçi është shprehur se është shkatërruar nga ky lajm, në këtë fillim të vitit të ri.
Saraçi i ka çuar ngushëllimet e tij familjarëve.
“Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më.
Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften....
Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort.....
Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti.
Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem...
Ngushellimet me te sinqerta familjes....
R.I.P”, shkruan Saraçi.
Lexo edhe: Në luftë me Covid-19, shuhet muzikanti Kujtim Prodani
