Milan-Juve/ Pirlo: Jo deçizive; Pioli: Ibra nuk luan
Njuë ditë para super-sfidës së Serie A Milan-Juventus, dy teknikët Andrea Pirlo dhe Stefano Pioli kanë dalë në konferencë për mediat.
Që të dy bien dakord se kjo nuk është një ndeshje deçizive për kampionatin, por e rëndësishme.
Sa i përket Milanit, Pioli u shpreh se Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë i gatshëm, raporton Ora News.
Deklaratat e Pirlos gjatë konferencës për shtyp:
Si do të jetë formacioni pas pozitivitetit me Covid-19 të Alex Sandro?
“Kemi kryer testet këtë mëngjes. Po presim përgjigjet nëse ka edhe të tjerë”
A mundet kjo Juve të përmbysë kampionatin?
“Po punojmë për këtë. Kemi në mendje përmirësimin në lojë dhe në rezultate ndeshje pas ndeshje”.
Si e shihni ndeshjen me Milanin?
“Nuk është një ndeshje decizive, por një ndeshje e rëndësishme.
A do të luajë Dybala? Çfarë do të thotë për ju të përballesh me Milanin?
“Paulo ka patur temperaturë, ndërsa sot ka qenë më mirë. Do të jetë me skuadrën. Kundër Milanit do të jetë një ndeshje speciale. Kam kujtime të bukura edhe pse nga ai Milan ka mbetur vetëm Paolo (Maldini)!
Deklaratat e Piolit gjatë konferencës për shtyp:
Prej vitesh, Milan-Juventus nuk ka qenë ka e rëndësishme në kampionat, e meritoni?
“Kjo nuk është një sfidë si të tjerat dhe këtë e dime. Jemi ende në javën e 15, jemi në një maratonë dhe gabimet nuk duhen. Nuk është ndeshja e jetës, por e rëndësishme kundër një kundështari të forte. Nuk është decizive!”
Si është Ibrahimoviç? Leao a është zëvendësi I tij teks shënon kur luan si pykë e parë?
“Unë e qortova Ibrën për postimin në rrjetet sociale sepse të gjithë më sulmuan për të ditur nëse ai do të luante. Ai është më i mirë dhe punon mirë, por nuk do të jetë aty kundër Juve. Leao po rritet shumë, ajo nuk i ka karakteristikat e Ibra-s por ai ka të vetat që janë të rëndësishme dhe ne duhet t'i shfrytëzojmë. Të rinjve u duhet dhënë kohë të rriten dhe të konsolidojnë pozicionin e tyre, e rëndësishme është të shohin tek ata dëshirën për t'u përmirësuar çdo ditë”.
Është një tjetër rast për ti treguar të gjithëve se është rikthyer Milani i madh?
“Çdo ndeshje është një rast. Sa më i fortë kundërshtari aq më i lartë duhet të jetë niveli unë. Ne po bëjmë rrugëtimin tone duke treguar se mund të luajmë dhe kjo është e rëndësishme. Më pas do të tentojmë të fitojmë”.
Milan-Juventus luhet nesër në ora 20:45.
/a.r,OraNews